Deçiq fillojë përgaditjet për sezonin e ri me përforcime të shumta

0

Futbollistët e Deçiq filluan dje përgaditjet për sezonin e ri dhe poashtu dje fituan edhe një përforcim të ri. Në klubin nga Tuzi është rikthyer Ivan Mijushkoviq, mesfushorë me përvojë i cili ishte një nga lojtarët më meritor në sezonin 2015/16 që Deçiq nëpërmjet play-off u rikthyen në Ligën e parë.

Me prurjen e Mijushkoviq, menaxhmenti i klubit vazhdoi praktikën e rikthimit të lojtarëve të cilët me sukses kanë mbjtur më parë fanellën e Deçiq.

Para Mijushkoviq klubit i janë bashkuar edhe Kristijan Vulaj, Martin Prenkoçaj, Pjetër Lulgjuraj, Alldin Axhoviq, Xhanatan Dreshaj, Radosh Dedeiq. Klubi gjithashtu mendon për të ardhmen, kështu që nga Iskra ka ardhur portieri i ri Marjan Vulaj dhe Mario Gjolaj nga ekipi i Buduqnost.

Në testim në Tuz janë edhe dy lojtarë kroatë, një mesfushorë dhe një sulmues. Ndërsa mësojmë jozyrtarisht, menaxhmenti i Deçiq është në kontakt edhe me sulmuesin me përvojë Bogdan Miliq./Malësia.ME/

Lojtrët e ri Kf Deçiq – Novi igrači Fk Dečić:1. Marjan Vulaj 2. Radoš Dedić3. Martin Prenkoçaj4. Xhanatan Dreshaj5. Aldin Axhoviq6. Ivan Mijušković7. Kristijan Vulaj8. Pjetër Lulgjuraj9. Mario Gjolaj

Posted by KF Deçiq Tuz on Saturday, June 29, 2019
error: Të drejtat e rezervuara !!