Gjeloshaj: Komuna e Tuzit për herë të parë do të shpërblej nxënësit, mbartësit e mirënjohjes “Pishtar”

0

Të nderuar qytetarë,

Njoftojmë opinionin e gjerë që komuna e Tuzit, për herë të parë ka vendosur që të shpërblej nxënësit, mbartësit e mirënjohjes “Pishtar” për vitin shkollor që përfundoi.

Në bazë të dhënave të dërguara nga shkollat në Malësi, këtë vit kemi 49 pishtarë.
Në mënyre modeste për të gjithë, komuna do të ndaj për secilin nga 100 euro.

Për kohën dhe vendin e ndarjes së shpërblimit do t’i njoftojmë pishtarët dhe prindërit e tyre.

Krenar me ju!
Nik Gjeloshaj,
Kryetar i komunës

error: Të drejtat e rezervuara !!