Shoqatë e shqiptarëve ”Vatra” në Amerikë përkrahë koalicionin shqiptarë

0

Shoqatë e shqiptarëve ”Vatra” në Amerikë në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi përkrahë koalicionin shqiptarë ASH-Forca-LDSH-Unioni i Tuzit-Levizja Perspektiva.

Në cilësinë e nënkryetarit të Federatës Pan-Shqiptare-Vatra, mora pjesë në videokonferencën e shoqatave të shqiptarëve të Amerikës dhe të partive politike shqiptare në Mal të Zi, organizuar nga asamblisti i qytetit të New Yorkut, Mark Gjonaj.

Ishin këto më se 8 orë tentativë për të afruar partitë e atjeshme, që në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit të dalin në një listë. Mirëpo, dhe pas koncesioneve te Listës Shqiptre, të cilët treguan gatishmëri që të mos pretendojnë në asnjë post politik, vetëm që të vihet deri te marrëveshja, me keqardhje e them, kjo nuk ndodhi. Dua me këtë rast të falenderoj mikun tim, z. Mark Gjonaj, për angazhimin e tij që edhe njëheri të ftoj shoqatat, diasporën dhe votuesit që të rrinë pranë subjekteve që dëshmuan se kanë gadishmëri të sakrifikojnë për të mirën e pergjithshme.Me këtë rast pershendes dhe pergezoj Listen shqiptare, duke u premtuar gjithë përkrahjen time dhe të shoqatës që e prezantoj.

Në të njëjtën kohë, ftojë dhe koalicionin tjetër politik që të gjejnë mundësi të afrohën, dhe së bashku të dalin me një list.E kemi parë me 3 Mars të vitit të kaluar, vetem shqiptarët e bashkuar mund të bëhen faktor që ne e meritojme të jemi.  Bashkohuni, për të mirën tuaj dhe të gjeneratave që vijn pas!Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik, nënkryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës -VATRA

error: Të drejtat e rezervuara !!