Pannuci publikon listën për Italinë e Spanjën: Fton për herë të parë 20 vjeçarin e Brescia

0

Christian Panucci ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e mbetura eliminatore kundër Italisë dhe Spanjës.

Për këto dy ndeshje, Panucci ka grumbulluar 26 lojtarë, ndërsa për shkak të kartonave me 6 tetor ndaj Spanjës nuk mund të aktivizohen Mavraj, Roshi dhe Kukeli.

Bie në sy rikthimi në listë i Sokol Cikalleshit, Taulant Xhakës dhe Ermir Lenjanit. Spikat edhe thirrja për herë të parë në kombëtaren A e futbollistit të Breshias, Emanuele Ndoji.

Që në debutim trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, solli tre lojtarë të rinj, madje dy prej debutuan në ndeshjet e shtatorit, pikërisht Valon Ahmedi dhe Hysen Memolla, ndërsa Ivan Balliu pret shansin e tij më 6 tetor në Spanjë, duke qenë se ka shumë mungesa në radhët e kuqezinjve.

Panucci këtë herë ka grumbullojë një tjetër futbollist për herë të parë në kombëtaren A .Bëhet fjalë për mbrojtësin 20 vjeçar Emanuele Ndoj. Ai luan në qendër të mbrojtjes dhe aktivizohet tek ekipi i Breshias në Serie B.

Kjo është lista e lojtarëve:

Fotografia e Albania Team