Bushati takohet në Plavë me liderët shqiptarë

0
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati qëndroi për vizitë sot në Plavë, ku është takuar me krerët e partive shqipare dhe me përfaqësuesit shqiptarë në kuvendet lokale të Plavës dhe Gucisë dhe inauguroi ambientet e reja të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Plavë.

Fotografia e Ambasada Shqiptare në Mal të Zi

 

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e kryetarit të KKSH-së z.Faik Nika:

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi në koordinim me Ambasadën e Shqipërisë në MZ, është angazhuar për të organizuar një takim me Ministrin e Punëve të Jashme të Republikës së Shqipërisë z. Ditmir Bushati.

Takimi është mbajtur sot në Plavë në zyrën koordinuese të Këshillit Kombëtar dhe ishte i konceptuar të marrin pjesë kryetarët e partive politike shqiptare në Malin e Zi dhe këshilltaret e subjekteve politike shqiptare në Kuvendin e Plavës dhe Gucisë.

Personalisht si kryetar i Këshillit nuk kisha mundësi të isha prezent në takim me Ministrin Bushati pasi në të njëjten kohë kisha takim me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës për Konventen Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve në të cilin takim kemi raportuar për situatën e shqiptarëve në Malin e Zi, ndër të tjera edhe për incidentin e fundit të ndodhur në Ulqin lidhur marrjen në pyetje nga policia të një qytetari për shkak të shpalosjes së Flamurit Kombëtar me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit.

Ministrin Bushati sot në Plavë në emër të Këshillit Kombëtar e ka pritur nënkryetari z.Iber Hoti, për obligimet dhe marrveshjet e dala nga takimi me Ministrin Bushati, Këshilli do të angazhohet të jetë koordinues ndërmjet subjekteve politike shqiptare që veprojnë në MZ dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
F.N

error: Të drejtat e rezervuara !!