Abazoviq në Beograd: Mali i Zi nuk është ai që ëndërruam në vitin 2006!

0

Nënkryetari dhe deputeti i Lëvizjes Qytetare Ura Dritan Abazoviq i ftuar nga Shoqata e Malazezëve në Serbi dhe Shoqata e Malazezëve në Beograd është shprehur se Mali i Zi nuk është ai që ëndërruam në vitin 2006.

“Çdo njeri që e don Malin e Zi duhet ti ndihmojë që ai të ndryshoj. Mali i Zi i sotëm nuk është ai që kemi ëndërruar në vitin 2006. Është e bllokuar në kthetrat e një grupi oligarkësh, që i marrin pasurit e saj natyrore dhe kështu në masë të madhe e cënojnë të ardhmen e saj” është shprehur Abazoviq. 

Përfaqësuesit e shoqatave e kanë njoftuar Abazoviqin me problemet me të cilat përballën malazezët në Serbi. Ai gjithashtu është shprehur se modeli i ndasive që përdoret brënda Malit të Zi duket e kanë përcjellë edhe tek emigrantët,raporton CDM./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!