Miratohet iniciativa e qeverisë për votëbesimin në Kuvend

0

Iniciativa për vërtetimin e besimit ndaj qeverisë është aprovuar në mbledhjen e  kabinetit qeveritar, ka theksuar kryeministri Millo Gjukanoviq. Ai ka shtuar se qeveria e ka miratuar iniciativën e tij gjë që do të thotë se ajo do të procesuohet gjatë ditëve të ardhshme.

Formalisht nuk mund ta iniciojmë gjatë seancës së rregullt të parlamentit gjë që do të thotë se ajo do të iniciohet me 1 janar , ka precizuar Gjukanoviq pas mbledhjes së qeverisë. Ai ka shtuar se ekzistojnë afatet jo më të shkurtëra se 15 ditë brenda të cilit mund të caktohet mbledhja e parlamentit ku do të hapet debati dhe do të vërtetohet nëse qeveria aktuale e gëzon përkrahjen e shumicës parlamentare.

Ministri i punëve të brendshme Rashko Konjeviq ka theksuar se qëndrimi i Partisë social demokratike lidhur me votëbesimin ndaj qeverisë aktuale është kumtuar në konkluzionet e kryesisë para një muaji e gjysmë,shkruan Rtcg./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!