Gjeloshaj: Krivokapiq, Konjeviq dhe Popoviq armiq të shqiptarëve

0

Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, i pakënaqur që deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nuk e kanë miratuar dje propozimin Ligjin për ndryshin e Ligjit mbi rendin dhe qetësinë publike , shprehet se qytetarët gjatë debatit rreth këtij dokumenti ligjor e panë urrejtjen, shovinizmin dhe jo-tolerancën që kanë ndaj shqiptarëve kryetari dhe deputeti i SDP Ranko Krivokapiq dhe Rashko Konjeviq si dhe  deputeti i Partisë Liberale Andrija Popoviq.

“Maskat ranë dhe e treguan fytyrën e tyre të vërtetë, kush janë dhe çka janë. Ata vijnë nga partitë që kanë pasur mbështetje në kohë të vështira në Ulqin, Malësi, Plavë dhe Rozhajë, kurse në qytete tjera mbështetja ishte figurativisht në nivelin e gabimit statistikor. Qytetarët e këtyre pjesëve e kanë ruajtur flamurin e tanishëm të Malit të Zi, sepse 80% e Malit të Zi nuk kanë dashur, “tha Gjeloshaj në një deklaratë për opinion.

Edhe sot, “këta shovinistë, anti-shqiptarë në marshimin e tyre të paparë, kur shqiptarët duhet të përdorin lirishëm flamurin e tyre, nuk e mbështesin atë, por lënë një nen të ligjit që të ndëshkohen”.

Gjeloshaj poosit Krivokapiqin, Konjeviqin dhe Popoviqin se do të mbesin në kujtesë, si armiq të mëdhenj të shqiptarëve, jo vetëm në Mal të Zi, por “do të bëjmë çmos që si të tillë tu pëjetojnë të gjithë shqiptarët ku do që jetojnë.

“Është vërtetuar dhe dëshmuar me fakte se vetëm simboli i shqiptarëve u pëngon juve dhe njerëzve rreth jush. Krivokapiq, Konjeviq dhe Popoviq nga mbrëm janë persona të padëshiruar kudo që jetojnë shqiptarët. Dhe të dini ju dhe të gjithë tjerët, ne kemi mbrojtur flamurin tuaj në vitet 1990 dhe jemi dënuar për këtë, sepse mos të ishim ne, ju nuk do të dinit se si duket, sepse nuk kishit guxim”, tha Gjeloshaj.

Gjeloshaj porosit se shqiptarët do të vazhdojnë të ekspozojnë flamurin e tyre kombëtar.

“Natyrisht, duke respektuar edhe atë që e kemi ruajtur në vitet e 90-ta, pavarësisht çdo gjëje, sepse po e përsërisë, kur janë në pyetje këto gjëra, nuk mund të na dënojnë sa mund të paguajmë për të ruajtur dinjitetin tonë dhe prandaj nuk kemi nevojë për ndihmën tuaj qyqare, ne do të mbrojmë atë vetë”.

error: Të drejtat e rezervuara !!