Kur Mark Milani humbi 2000 ushtar ne Plave!

0

Me 8 janar te vitit 1880,forcat sulmuese te taboreve te Mark Milanit u ndane ne dy drejtime per te sulmuar krahinat shqiptare.Ndonese te ndare ne dy grupe per te bere sulme te organizuara,mirpo me nje numer te ushtrise te zvogluar ne krahasim me diten e nisjes nga pallati mbereteror i Malit te Zi,ku forcat kundershtare paten disfate si pergjate Lumit Cem ashtu edhe ne Razhnice,Nokshiq e Plave Guci.

Kur hyne forcat malazeze ne aradha te asaj ushtrie,forcat kundershtare malazeze kishin 7000 ushtare ku Teodori i printe ushtrise ne drejtim te Gucise dhe rretheve malore te ketyre aneve.Ne aradha te forcave te veta numeri i ushtris mberrinte ne 3000,vete.Ndersa Mark Milani i drejtonte forcat e veta per t’i futur ne zona te qytetit te Plaves per te thyer rezistencen popullore te fiseve shqiptare.

Kur udheheqesi i kesaj Lidhjeje,gjenerali fuqiplote i forcave shqiptare,se bashku me komandantin e forcave te qytetit te Plaves e udheheqeseve te tjere ne keto luftra e kuptuan planin strategjik te forcave pushtuese,numeri i forcave mberojtese per zonat e krahines se Gucise,ne krye te te cilave qendronte Ali Pasha,me 1500 ushtare.Ne mesin e te cileve ishte edhe prisi i kesaj krahine.Bak Qori,i cili u printe disa forcave Gusjane i cili ishte edhe besniku i Ali Pash Gucise.
Forcat shqiptare te ketyre aneve ia arriten te mposhtin ushtrins e Teodor Milanit,i cili ne keto krahina pati humbje te medha ne batalionin e forcave te tij.Pjesa tjeter e ushtrise se mbetur,perpos asaj e cila ishte dorezuar,u orvat qe te bashkohet me ushtrine e Mark Milanit,qe te sulmoje qytetin e Plaves me rrethina.
Atehere Alush Hoti me Rugove e Plavjane i menjanuan urat e lumit Lime te cilat ishin nyje kaluese ne qytetin e Plaves.Dy dite lufte u be ne Guci,e cila zgjati rethe 20 ore.
Pika kryesore e ketyre zonave ishte Plava ku pati me qindra te vdekur per dy ditet e para ne Plave e Guci.Per mbrojtjen e Plaves humben jeten mese 800, vete ndersa ne zonat e Gucise 700,vete gjithesejt u sakrifikuan 1500,shqiptare pergjate lumit Lime,perbri liqenit te Plaves.Me datat 8 dhe 9 janar te vitit 1880,ne perleshje me forcat shqiptare,mbeten te vrare 2000,forca ushtarake te Mark Milanit.
Nga: Zenel Haxhaj

error: Të drejtat e rezervuara !!