Ministrat në Durrës për projektet e Ballkanit Perëndimor

0

Në Durrës janë mbledhur ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky është takimi i katërt në kuadër të procesit që mori udhë në Berlin. Pjesë e kësaj nisme janë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Mali i Zi.

Temë diskutimi në këtë takim të kryediplomatëve të rajonit do të diskutohen projektet rajonale sidomos ato në infrastrukturë dhe në energji.

Këtu përfshihet ajo që njihet si “Autostrada e Kaltër”, projekt që nis në Kroaci, vijon në Bosnje, Mal të Zi dhe Shqipëri, duke lidhur gjithë bregdetin e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu do të diskutohet edhe për projektin tjetër madhor po në infrastrukturë, ai Nish-Prishtinë-Durrës. Një tjetër që ndodhet në tryezë është edhe projekti i intekonjeksionit Shqipëri-Maqedoni.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Bushati është takuar në Durrës me homologun e tij maqedonas. Takimi ka zgjatur përreth 40 minuta dhe në të, kryediplomati shqiptarë i ka kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në Durrës, Serbia dhe Kosova nuk përfaqësohen me ministra, ndërkohë që merr pjesë edhe Komisioneri Hahn, kryeministri çek, sekretari i Shtetit i Punëve të Jashtme të Italisë, sekretari i Shtetit të Frances dhe ministri i Jashtëm norvegjez./Top Channel/

error: Të drejtat e rezervuara !!