Festivali Folklorik “Saraj-Fest”, SHKA ”Koha” pritet nga kryetari i Komunës së Saraj

0

Kryetari i komunës së Sarajit në Maqedoni, Blerim Bexheti ka pritur sot në hapësirat e komunës valltarët dhe koreografët e Shoqërive Kulturore Artistike pjesëmarrëse në Festivalin Folklorik “Saraj-Fest – 2019”, që organizohet nga Shoqëria Kulturore Artistike “ Drita e Dërvendit” në bashkëpunim me komunën e Sarajit.

Në Festivalin Folklorik “Saraj-Fest – 2019 marrin pjesë SHKA nga Turqia, Lituania, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.

Nga Mali i Zi në këtë festival merrë pjesë SHKA ”Koha” nga Dinosha të cilët u pritën nga Kryetari i Komunës, Blerim Bexheti i cili ju dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe ju dëshiroj që të kalojnë çaste të mrekullueshme në festival.

error: Të drejtat e rezervuara !!