Sa nga ndihmat europiane për pandeminë në Mal të Zi, do t’ju ndahen komunave ku jetojnë shqiptarët ?

0

Kohë më parë mediat njoftuan se Komisioni Europian i ka ndarë Malit të Zi 53 milion euro si pjesë e pakos financiare për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Përendimor në përballimin e nevojave shëndetësore dhe humanitare të shkaktuara nga Covid-19 dhe të ndihmojë rimëkembjen ekonomike të tyre.

Deri më tani nuk është e qartë se këto ndihma do të shpërdahen nga vet Komisioni Europian apo nga organet përkatëse të qeverisë së Malit të Zi dhe në bazë të cilave kriterijumeve do të bëhet shpërdarja e tyre ?.
Sidoqoftë, shpresohet se një pjesë e këtyre ndihmave do t’ju ndahet edhe komunave me popullsi shqiptare .

Koronavirusi në Mal të Zi ka prekur 13 komuna ,nga 24 sa ka gjithësejt Mali i Zi .Nëse këto ndihma do të ndahen në mënyrë proporcionale , mvarësisht sipas shkallës apo nivelit të prekshmërisë pandemike të këtyre komunave, atëherë llogaritja është shumë e thjeshtë.

Në pesë komunat e Malit të Zi që janë prekur më shumë nga numri i infektuarëve, janë Tuzi me 37 të infektuar dhe Ulqini me 21 të tillë. Numri i përgjithëshëm i të infektuarëve në 13 komunat e Malit të Zi është 321 (deri në datën 27 Prill 2020). Dy komunat shqiptare së bashku ,përbëjnë 18.38% e numrit të përgjithëshëm të infektuarëve.
Komunat e tjera ku jetojnë shqiptarët, që gjithashtu janë prekur nga pandemia janë : Tivari ( në përbërje të së cilit është treva shqiptare e Krajës), me 23 ,Plava me 7 dhe Gucia me 3 të infektuar. Pra numri i të infektuarëve nga komunat me shumicë shqiptare( pra Tuzi dhe Ulqini) si dhe komunat e tjera ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi është gjithësejt 92, çka përbën 28.6% e numrit të përgjithëshëm i të infektuarëve në Mal të Zi .

Pra,nëse aplikohet parimi proporcional i shpërdarjes së ndihmave financiare të Komisonit Europian , atëherë kumunat ku gravitojnë shqiptarët do t’ju takonin shuma rreth 15 milion euro. Në kuadër të kësaj , vetëm dy komunave shqiptare, pra Tuzit dhe Ulqinit do t’ju takonin rreth 10 milion euro, gjithnjë sipas parimit proporcional.

Mbetet të shihet si do të bëhet shpërndarja e fondit të Komisonit Europian në Mal të Zi dhe sa do të jetë shuma e dedikuar për vendbanimet me popullsi shqiptare pasi që komunat ku gravitojnë ata, mbetën disa nga vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit.

Xheladin Zeneli
29 Prill 2020

error: Të drejtat e rezervuara !!