Asambleja e NATO-s, Rama: Integrimi i Kosovës, domosdoshmëri

0

Sesioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-S mbylli punimet në Tiranë,ku u zhvilluan tre ditë me radhë. Gjatë fjalës së tij Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama apeloi për një anëtarësim të plotë të Ballkanit në NATO duke vënë theksin tek integrimi i Kosovës.

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë fjalimit të tij se NATO duhet t’i hapë rrugën e anëtarësimit Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu edhe rrezikun rus në lindje të Europës, duke kërkuar një koordinim të vendeve të aleancës për të garantuar sigurinë.

“Integrimi i Kosovës është një domosdoshmëri jo thjesht për Kosovën, jo vetëm për Ballkanin, por për të gjithë familjen euroatlantike. Përgjegjësitë e integrimit nuk mund të kërkohen vetëm jashtë saj, udhëheqja politike duhet të mbajë barrë kryesore në këtë proces. Institucionalizimi i marrëdhënieve NATO-Kosovë duhet parë si katalizator për të gjithë procesin integrues të rajonit”, u shpreh Rama.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria mbështet edhe integrimin e Maqedonisë në NATO, por me kushtin e vetëm që ky shtet të shkëputet nga praktika e ish-Jugosllavisë.

“Kemi punuar e do të punojmë që edhe Maqedonia të ankorohet në kursin euroatlantik. Eliminimi i trashëgimisë Jugosllave në praktikën shtetërore mbetet parakusht për të ardhmen e atij vendi, për të cilin Shqipëria është e interesuar që të jetë sa më demokratik e sa më i begatë. Besojmë në potencialin e Maqedonisë,ka thënë Rama.

 

error: Të drejtat e rezervuara !!