CANU është zhytur në mjegullnajat ideologjike dhe politike të shekullit të 19

0

Gjuhëtarët nga Fakulteti i gjuhës dhe letërsisë malazeze i janë përgjigjur autorëve të fjalorit Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU) të cilët pas 10 ditëve kan dalur me një kumtesë për opinion ku thonë se në fjalor nuk ka veprime kulturoicide dhe as qëllime të këqija ndaj ndokujt e sidomos jo ndaj shqiptarëve.

Në pamundësi për t’u përgjigjur në disa prej pyetjeve të shumta, leksikografët e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve përdorin metoda të skualifikimit personal të kundërshtarëve të këti fjalorit dhe zëvendesimit klasik të tezës,duke mos hequr dorë nga fyerjet jo vetëm të kundërshtarëve të fjalorit dhe pjestarëve të pakicave por edhe mendjes së shëndoshë, thuhet në reagimin e Fakultetit të gjuhës dhe letërsisë malazeze.

Më tej thuhet se,Profesorët dhe bashkpuntorët e Fakultetit të gjuhës dhe letërsisë malazeze u kan vurë në dukje me argmente që koncepti i tyre është joshkencore, jonjerëzor dhe haptazi shovinist që ndërton gjënjeshtra dhe përhap urrejtje ndëretnike.Kulmi i paftyrësisë së tyre është konstatimi që ”disa përfaqësues politik të shqiptarëve u kan besuar” dezinformatave.

Pas të gjitha kualifikimeve të ulta të cilat janë thënë në kurriz të një populli autokton në Mal të Zi, të cilët paraqitën me terminologjinë e kohës së Millosheviqit ”pakicë nacionale”, autorët e Fjalorit vetës i japin të drejtën që edhe përfaqësuesit e tyre politik ti shpallin të pa aftë!? Pastaj duke numëruar ”fjalët që në thelb kan alban” mundohen të shpjegojnë të pashpjegueshmen duke ikur nga tema, autorët e Fjalorit paragjukimin e tyre të dukshëm negativ në drejtim të një populli e justifikojnë me korpusin të cilin vetë e kanë përzgjedhur.Duke justifikuar stereotipet e veta me parimet shkencore, autorët e fjalorit vetëm konfirmojnë se puna e tyre është kombinim fatkeq i paditurisë dhe një matricë hegjemonike ideologjike të inportuar, e cila është në bërthamën e Akademisë së Artëve dhe Shkencave malazeze që nga mesi i viteve ’80 të shekullit të 20-të.

Por tu pëlqejë atyre apo jo,autorët e Fjalorit duhet të pajtohën me faktin se Mali i Zi është shtetë qytetarë, multi-etnikë, multi-konfesionalë dhe multi-kulturorë,që për fatë të mirë shumica nuk ndajnë qëndrimet e tyre.

Që shqiptarët nuk janë kurrfarë ”pakice nacionale” as ardhacakë në Mal të Zi dhe as faktor trazues që dikujë i inponojnë diçka, por janë popull pakicë autoktonë, të cilët në të kaluarën e afërt kanë treguar përkushtim të plotë për idenë e pavarësisë së Malit të Zi dhe sot pasurojnë harmoninë etnike dhe kulturore të Malit të Zi.

Nëse autorët e Fjalorit nuk kanë kulturë qytetare dhe njerëzi që popujve pakicë dhe në përgjithësi opinionit malazezë tu kërkojë falje publike për përmbajtjen fyese që kanë lëshuar, atëherë të paktën opinionin mund ta kursejnë me këso arsyetimesh me të cilat vetëm konfirmojnë shkallën në të cilën institucioni shkencorë malazezë është zhytur në mjegullnajat ideologjike dhe politike të shekullit të 19, thuhet në reagimin e Fakultetit të gjuhës dhe letërsisë malazeze të botuar në Pobjeda./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!