Meta-Gjukanoviq: Shqipëria e para do ratifikojë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO – U folë edhe për Fjalorë

0

Në kuadër të Sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që u mbajtë sot në Tiranë, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti në takim Kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq shprehu mirënjohjen e thellë dhe falenderim ndaj mbështetjes së pakursyer dhe gjithnjë të qartë të Shqipërisë dhe vuri në dukje se marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve fqinje janë një model për të gjithë rajonin.

Shqipëria ka mbështetur Malin e Zi që nga dita e parë, si edhe vende e tjera fqinje, tha Gjukanoviq.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta tha se Parlamenti i Shqipërisë do të jetë i pari që do të ratifikojë anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancë

Në këtë drejtim, Meta u shpreh se Shqipëria,mbështet pa rezerva progresin e vendit fqinj drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe vuri në dukje se Shqipëria dhe Mali i Zi qëndrojnë krah për krah në sfidat rajonale dhe globale me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe NATO.

biseduan edhe mbi të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi

Gjatë takimit, Meta dhe Gjukanoviq biseduan edhe mbi të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, duke ndarë bindjen e përbashkët se të drejtat e pakicave janë një vlerë e shtuar për çdo vend të rajonit, ashtu si në të gjithë vendet anëtare të NATO-s.

Meta ka falenderuar Gjukanoviq për vëmendjen që ai u ka kushtuar vazhdimisht pakicave në vendin e tij, sepse ky është një element mjaft i rëndësihëm edhe për standardet e një vendi anëtar të NATO-s. E kam ndegjuar me kënaqësi angazhimin e tij për të forcuar më tej dialogun me shqiptarët në Mal të Zi dhe me pakicat tjera për ti avancuar më tej të drejtat e tyre, siç i takon një vendi anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Europian, tha Meta.

Në kuadër të kësajë, Ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri, Ferhat Dinosha, informojë Metën dhe Gjukanoviq mbi debatet e fundit rreth përdorimit të disa përkufizimeve shqetësuese në fjalorin e gjuhës malazeze nga ana e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve, ku u nda bindja e përbashkët se terminologjitë e përdorura shkojnë ndesh me karakterin autokton të shqiptarëve të Malit të Zi./Malësia.ME/

Meta takim me kryeministrin e Malit të Zi

error: Të drejtat e rezervuara !!