Lajmi i mirë për Shqipërinë, KE: Rekomandon hapjen e negociatave pa kushte me BE (Video)

0

Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn, gjatë prezantimit të Raportit të Progresit për shtetet në procesin e zgjerimit, ku përfshihen shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shqipëria ka çuar përpara reformat, sidomos në transformim të rëndësishëm në fushën e drejtësisë, përfshirë një proces të paprecedentë në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh zoti Hahn.

error: Të drejtat e rezervuara !!