Nimanbegu pyeti Ministrin Pazhin, mbi ndertimin jolegal të Kishës serbe në fshatin Martinaj/Guci (Video)

0

Ne Martinaj te Gucisë ka pasur tentime për ndertimin e objektit ilegal fetarë nga ana e Mitropolisë malazeze – bregdetare, gjë që paraqet vazhdimin e provokimeve ndaj popullatës shqiptare nga subjekti i lartëpërmendur. Përkëtë kam pyetur Nënkryetarin dhe Ministrin e drejtësisë z. Zoran Pazhin se çfarë kanë ndërmarrë që kjo praksë e vazhdueshme e Mitropolisë të nalohet dhe të mos lejohen aktivitete të ardhshme të pahijeshme të cilat në kontinuitet i ndërmerr mitropolia në vendbanimet me shumicë të banorëve shqiptarë. Poashtu e kam pyetur se a do të ndërmarrin masat e duhura ligjore ministria përkatëse dhe organet e inspeksionit për të ndaluar ndërtimin ilegal në fshatin Martinaj të Gucisë, apo do të dështojnë sikurse në rastin e Rumisë në Tivar.

Përgjigja e Ministrit Pazhin:

Jam i informuar se inspeksioni urnanistik ndërtimorë i Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit nuk ka pranuar paraqitje të ndërtimit sipas rregullave ligjore dhe as iniciativa të shkruara apo kërkësë për kontrollimin e objektit në fjalë. Poashtu më kanë njoftuar se inspektorët urnanistik ndërtimorë rregullisht e mbikqyrin terenin dhe se në lokacionin e përmendur nuk kanë evidentuar ndërtime të filluara apo punime deri me datën 24 maj 2019. Inspektorët edhe më tutje do të përcjellin gjendjen në teren me mbikqyrje të rregullta dhe do të veprojnë sipas ligjit, pa shtyrje. Nga organet kompetente komunale jam i njoftuar se Sekretariati për planifikim hapsinorë, patundshmëri dhe mbrojtje të ambientit i Komunës së Gucisë, ka fituar Kërrkesën për rikonstruimin e objektit egzistues me datën 21.01.2019 i dorëzuar nga ana e Mitropolisë malazeze bregdetare. Në këtë kërrkesë është përgjigjur me kohë dhe kërrkesa është refuzuar sepse nuk i ka përmbushur regullat ligjore për një vendim ndryshe. Sipas të dhënave kadastrale të dorëzuara nga mitropolia, objekti i planifikuar për rikonstruim nuk është i regjistruar në listën e pronësisë apo të patundshmërisë. Poashtu në planin hapësinor aktual nuk është i parashikuar ndërtimi apo rikonstiuimi i këtyre objekteve. Me kontrollim të vazhdueshëm dhe punës në teren të inspeksionit komunal, është konstatuar se nuk janë filluar asnjë punime ndërtimore. Organet kompetente nga Komuna e Gucisë theksojnë se inspeksionet çdo ditë gjenden në teren dhe në rast që çfarëdo punimesh të fillohen pa leje të inspeksionit, do të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet nga kompetencat e tyre.

Komenti:

E falenderova Ministrin Pazhin për përgjigje profesionale juridike, por komenti im është bazuar në përgjigje politike, shumë të rëndësishme për Malin e Zi:

Asnjë bashkësi në Mal të Zi nuk guxon të jetojë e izoluar dhe të gjitha bashkësitë duhet të respektojnë njëra tjetrën dhe të respektojnë të drejtat qytetare, fetare dhe njerëzore.
Në Mal të Zi kur janë në pyetje shqiptarët, është evidente se kemi pasur një serë provokimesh të uzurpimit të teritorit nga ana e Kishës ortodokse serbe, kurse rasti më drastik është Rumija. Rumija është rasti i cili ka ndodhur në vitin 2004 dhe i cili ka treguar që shteti në atë moment juridikisht nuk ka funksionuar dhe nuk funksionon as sot. Pra dikush në mënyrë ilegale e ka instaluar objektin i cili edhe sot ekziston, dhe pikerisht për këtë i kam shtruar pyetje edhe Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit por nuk ka pasur reagim i cili në një mënyrë do të ndikonte që shqiptarët këtë çështje mos ta konsiderojnë si provokim, por sigurisht edhe malazezët, edhe boshnjakë dhe të gjithë ata që jetojnë në atë pjesë. Kështu që pyetja ime lidhur me ndërtimin e objektit në Martinaj është prevencion i çështjes, sepse pas tentativës së ndodhur në fund të muajit të kaular për fillimin e punimeve, ka pasur propagandë negative në media dhe në portale, propagandë e cila edhe më tutje fton në konflikte dhe në urrejtje dhe kjo është ajo kujt ne duhet ti paraprijmë. Besoj që do të tregojmë se ajo që ishte në të kaluarën, do të jetë edhe në të ardhmen, se do ta ruajmë njërin nga tjetri. 

error: Të drejtat e rezervuara !!