Qeveria Shqipërisë financon Këshillin Kombëtar në Luginë të Preshevës

0

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që të financojë Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.

Ushtruesi i detyrës së ministrit  për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës.

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur të marrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Mbështetja graduale financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi do të plotësohet menjëherë me një komunikim më intensiv me shqiptarët në Serbi në përgjithësi apo Luginën e Preshevës në veçanti”, ka thënë Cakaj.

error: Të drejtat e rezervuara !!