OT e Tuzit, shpall konkurs për përzgjedhjen e kopshtit, oborrit më të bukur

0

ORGANIZATA TURISTIKE E TUZIT

Organizata Turistike e Tuzit, në kuadër të aksionit “Për qytetin më të bukur dhe më të pastër”, shpall konkurs për përzgjedhjen e kopshtit, oborrit ose terracës private më bukur të rregulluar.

Të drejtë konkurimi kanë të gjithë personat fizik nga teritori i Komunës së Tuzit.
Aksioni do të zgjat prej më 01.06.2020 deri më 01.08.2020.
Çmimet do t’i sigurojë Organizata Turistike e Tuzit dhe ato janë siç vijojnë:
Çmimi i parë- 300 €
Çmimi i dytë- 200 €
Çmimi i tretë- 100 €
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë fletëparaqitjen në email adresën: info@tuzi.travel ose përsonalisht në ambientet e zyrës së Organizatës Turistike të Tuzit.
Në fletëparaqitje të shënohen: emri dhe mbiemri i pronarit, adresa, numri i telefonit dhe të dorëzohen tri fotografi të kopështit, të oborrit ose të terracës.
Juria, në bazë të kriterëve të caktuara, pas daljes në teren, do të bëjë vlerësimin dhe përzgjedhjen e kopshteve më të bukura.

error: Të drejtat e rezervuara !!