Martohet Afërdita Dreshaj

0
Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare nga Tuzi, Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private në Miami të Floridas, transmeton Telegrafi.

Menjëherë në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi të çiftit pas martesës, ku Dreshaj dukej mjaft vezulluese në fustanin e bardhë të nusërisë.

Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi, ishte njëra ndër të pranishmet në këtë dasmë, madje ajo ishte edhe një nga shoqërueset e nuses.

Në rrjetin social Instagram, Berberi ka ndarë me ndjekësit e saj momentet fantastike nga dasma e mikeshës së saj.

error: Të drejtat e rezervuara !!