Komuna e Tuzit përkrah me 15.000 € ndërtimin e qendrës sportive në Milesh

0

Përfaqësuesit e Komunës së Tuzit, kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj dhe nënkryetari i Komunës Ivan Ivanaj, vizutuan sot lokacionin ku rinia e Mileshit ka filluar ndërtimin e qendrës sportive.

Në emër të Komunës së Tuzit, Kajoshaj dhe Ivanaj, premtuan mbështetje konkrete prej 15 000 euro për këtë iniciativë të qëlluar të rinisë së Mileshit.

Komuna e Tuzit edhe në të ardhmen do të mbështesë çdo iniciativë të qëlluar që vjen nga qytetarët, e posaçërisht ato të cilat ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e gjithanshëm të shoqërisë, siç është edhe ky projekt.

error: Të drejtat e rezervuara !!