Ramiz Lladrovci: Shqiptarë në Malin e Zi, votoni Listën shqiptare ASH-Forca-LDSH-Unioni i Tuzit-Perpektiva

0

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përshendetur bashkimin e shqiptarve në një listë të përbërë nga ASH-Forca-LDSH-Unioni i Tuzit dhe Perspektiva.

Lladrovci thotë se, uniteti nacional, ka qenë dhe mbetet brengë e secilit shqiptar largpamës, aq më shumë, në politikë, kur duhet edhe guxim, edhe vullnet edhe rast për të tejkaluar interesat personale.

Sot, e gjithmonë, shqiptarët në Mal të Zi, duhet të jenë krenar me të kaluarën dhe të tashmen e vet, për të nesërmen e fëmijëve, nipave e stërnipave të vet, andaj, uniteti duhet të jetë kryefjala, sot e këtu, thotë ai.

Ulqini, kjo mbretëreshë e Mesdheut ndër shekuj, Tivari i legjendave, Shpuza, Kraja e tërë Malësia heroike, Ana e Malit, Rozhaja dhe Plava, Gucia e Ali Pashës, duhet të jenë gjithmonë bashkë, në çdo kohë dhe çdo rrethanë, nga Buna deri në Dacaj.

Lladrovci shprehet krenar me unitetin e dëshmuar tashmë dhe Listës shqiptare që e përbëjnë Alternativa shqiptare, Forca e Re Demokratike, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja qytetare Perspektiva dhe Unioni i Tuzit. Përgëzime, miq, vëllezër.

Ju na bëtë krenar, ju lumtë Nik Gjeloshaj, Nazif Cungu, Nikollë Camaj, Fadil Kajoshaj dhe Amir Hollaj. Interesi nacional është më i madh e më i rëndësishëm se interesi i një partie apo një lëvizjeje qytetare.

Shqiptarë në Malin e Zi, votoni Listën e bashkimit të shqiptarëve, votoni si kurrë më parë për unitet. Unitetin e bën secila votë, kudo ndodhet, pavarësisht bindjeve, sepse, më mirë se shqiptari askush nuk e prezanton vullnetin Tuaj, shprehet Lladrovci.

error: Të drejtat e rezervuara !!