UDSH – Kumtesë për opinion

0

Unioni Demokratik i Shqiptarëve ka qenë dhe do mbetet gjithmonë parti politike e cila ka mbështetur interesat e gjëra sociale- ekonomike dhe politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Kemi dëshmuar se si partner i koalicioneve të ndryshme vite me radhë kemi qenë konstruktiv dhe bashkpunues dhe asnjëherë shkelës i marrëveshjeve sepse fjala e dhënë për ne është e shenjtë!

Plot 30 vite të veprimtarisë jemi subjekti i vetëm i cili vepron në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi (ULQIN,KRAJ,TUZ,PLAV,GUCI,ROZHAJË) dhe asnjëherë nuk kemi qenë iniciator i lokalizmave të ndryshme si dhe përçarës ndërmjet shqiptarëve me tendeca teritoriale dhe fetare, por përkundrazi, gjithmonë kemi bërë thirje për unitet dhe bashkim ku vazhdimisht gjatë zgjedhjeve u kemi bërë thirje votuesve shqiptarë që të votojnë vetëm shqip qofshin ato edhe vota të adresuara për partitë e tjera apo koalicionet e tjera nacionale dhe jo atë të cilin ne përfaqsonim. Gjithmonë kemi qenë pro bashkpunimeve të sinqerta dhe të pa devijuara e keqinterpretuara.

Mbas formimit të koalicionit të parë shqiptarë PD-UDSH të nënshkruar më 03.07.2020 u kemi bërë thirje publike të gjithë subjekteve shqiptare për tu bashkangjitur , ku thirjes sonë më vonë u pergjigj dhe subjekti më i vjetër shqiptarë në Mal të Zi, LD në MZ.

Jo më larg se dje u nënshkrua koalicioni i dytë shqiptarë i përbërë nga pjesa tjetër e subjekteve shqiptare. Koalicionit të sapo formuar i urojmë suksese në vazhdimësi të fushatës zgjedhore dhe i ftojmë që të bëjmë një fushat të ndershme “FAIR PLAY” e cila do demostrojë qytetarizëm dhe ndershmëri ku do te zhvillohen biseda konstruktive dhe ku do dominojë forca e argumentit e kurrsesi mos të veprojmë në dëm dhe kurriz të qytetarëve shqiptarë.

error: Të drejtat e rezervuara !!