Inagurimi i Arenës Kombetar me 17 nëntorë

0

Njëri nga stadiumet më të bukur në Ballkan ”Arena Kombëtare” në Tiranë, zyrtarisht do të inagurohet më 17 nëntor, në përballjen e fundit kualifikuese të këti edicioni kundër kampionëve të botës, Francës.

FSHF do të organizojë një ceremoni inaguruese madheshtore, qofte për nga spektakli por edhe për emrat që do të marrin pjesë. Siç ka deklaruar presidenti i FSHF-së në inagurim do të marrin pjesë emra të medhen të futbollit, presidenti i UEFA Aleksandar Çeferin. Siç ka njoftuar Duka të ftuar do të jenë edhe Presidentat e Federatava rajonale i Kosoves, Agim Ademi i Malit të Zi Dejan Saviqeviq por edhe ai i Serbisë.

Projekti kushtoi mbi 60 milion euro, që është një shifër jo reale për këto anë, dhe kapaciteti i tij do të jetë 22.500 vende.

Shqiptarët morën gjithashtu 10 milion euro ndihmë nga UEFA për ndërtimin e stadiumit, ndërsa kostot e tjera u bënë nga kompani private, të cilat do të përfitojnë pasi të hapet stadiumi.

Stadiumi i ri është ndërtuar në vendin ku dikur ishte Stadiumi Qemal Stafa, dhe pjesë e stadiumit është edhe një kullë e lartë 100 metra, një hotel me 80 dhoma me parkim nëntokësor për 256 automjete.

Në të ardhmen, Arena Kombëtare do të jetë shtëpia e ekipit shqiptar të futbollit, si dhe klubeve që do ta përdorin atë sipas nevojës.

Top Channel

Rezultat slika za arena kombetare
error: Të drejtat e rezervuara !!