Pse nuk deklarohën Gjeloshaj dhe Nimanbegu?

0

Të gjithë ata që gjatë javës së kaluar kanë pas mundësi të djekin seancën në Parlamentin e Malit të Zi ku është diskutuar rreth ndryshimeve të ligjeve që do të çojnë në krijimin e Komunave në kuadër të kryeqytetit, e kanë parë se gjatë fjalimit të deputeteve shqiptar nuk është thënë se këto ligje do të refuzohen dhe vota e tyre do të jetë kundër.

Deputeti Gjeloshaj ka thënë se çfarë duan qytetaret e Malësisë, se ata duan Komunë të Plotë, por nuk ka thënë se në fund do të votoj kundër këtyre ligjeve, në fakt ai ka propozuar edhe disa amandamente që sipas tij e permiresojnë këtë ligj.

Nga ana tjetër deputeti Nimanbegu ka thënë se statuti i partisë së tij e detyron të punoj për Komunë të plotë, nga ana tjetër nga takimet me përfaqësuesit e partive politike shqiptare vetem z. Mehmet Bardhi i ka thënë qartë se ky ligj nuk duhet të votohet, përfaqësuesit tjerë sipas tij kanë qenë të pavendosur. Kështu ai në njëfar mënyre edhe u distancua nga kjo gja, duke e thënë me pak fjalë se se nuk din si të vendos, a të votoj apo mos të votoj.

Të gjitha partitë politike shqiptare në programin e vet e kanë realizimin e Komunës së plotë, kështu që llojet tjera të vetqeverisjes lokale nuk duhet të votohen nga deputetet shqiptar. Gjithsesi do presim edhe disa ditë të shohim se si ata do të votojnë, por tani për tani edhe deputeti Gjeloshaj edhe deputeti Nimanbegu janë të paqartë!/Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!