Bushati dhuratë Plavës potretin e Skenderbeut

0

Në zyrat e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Plavë dhe Guci. I sigurova për vëmendjen e vazhdueshme të shtetit amë, si nxitës dhe garantues kryesor i të drejtave të tyre në Malin e Zi.

Ne do të vijojmë mbështetjen e pakursyer të faktorit politik shqiptar. Bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj dhe Kryetarin e Komunës së Plavës Mirsad Bajraktareviç, vendosëm gjithashtu piketat e bashkëpunimit ndërkufitar, përmes fondeve të BE-së në infastrukturë, turizëm e mjedis. Bashkëpunim nga i cili do të përfitojnë edhe më shumë trevat e banuara nga shqiptarët.

Ditmir Bushati

Fotografia e Ditmir Bushati

Të nderuar miq,

Gjatë vizitës që Kryediplomati i Shqipërisë, Z.Ditmir Bushati realizoi dje në Plavë, përveç tjerash me vete solli një dhuratë të veçantë për shqiptarët atje!

Portreti i Kryepersonalitetit më emblematik shqiptarë i të gjitha kohëtave, Gjergj Kastriot-Skënderbeut, ishte dhurata që Z.Bushati ia dorëzoi Z.Ibër Hotit, nënkryetarit i KKSH-së dhe Alternativës Shqiptare. Z.Hoti njëkohësisht është i vetmi këshilltarë në Kuvendin Komunal të Plavës.

Ky portret i mrrekullueshëm do të zbukuroi zyrat e KKSH-së në Plavë, pikërisht në 550 vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë të pazavendësueshëm!

Nik Gjeloshaj

Fotografia e Nazif Cungu

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme -Ditmir Bushati në Plavë dhe Guci u zhvillua një takim pune më përfaqësuesit e partive politike shqiptare që veprojnë në Mal të Zi. Në takim u diskutua për një serë çeshtjesh që kanë të bëjnë me të ardhmen e shqiptarëve në Mal të Zi , gjendjen ekonomike , ligjin zgjedhor, diskriminimin e të drejtave etj. Ministri Bushati i falenderoj pjesëmarrësit dhe kërkoj që sa më teper të punohet në unifikimin e faktorit politik shqiptare , kurse Këshilli Kombëtar të jetë rruga nëpër të cilin duhet të kaloj ky unifikim, sepse problemet dhe kërkesat janë të përbashkëta dhe kërkojnë zgjidhje të unifikuar.

Pas hartimit të kërkesave nga Këshilli Kombëtar në Mal te Zi ne si qeveri dhe resori i Ministrisë së Puneve të Jashtme që unë drejtoi do bëjmë lobimin që kërkesat tuaja të kenë zgjidhje dhe të realizohet.
Përfaqësuesit e partive politike shqiptare e njoftuan Ministrin më problemet që ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi dhe e përkrahen mendimin që Këshilli Kombëtar të jetë organi unifikues dhe kordinues për problemet e shqiptarëve në Mal të Zi.

Nazif Cungu

Fotografia e Ditmir Bushati

 Fotografia e Nik Gjeloshaj
error: Të drejtat e rezervuara !!