Komuna e Ulqinit organizoi koktejin e fundvitit

0

Në hotelin “Mediteran” sot u mbajt Kokteji tradicional i fundvitit të cilin e organizoi Komuna e Ulqinit.

Në festim ishin të ftuar personalitete të ndryshëm nga fushat e politikës, artit, kulturës dhe sportit. Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, i cili numëroi sukseset e arritura në vitin e kaluar, dhe sfidat që presin në të ardhmen,ai shprehu bindjen që në këtë komunë gjatë vitit të ardhshëm do të fillon realizimi i një sërë investimesh.

Punëtori më i mirë sportiv i vitit u shpall Skender Rexha , trajneri më i mirë Dushan Hajdukoviq, si klubi më i mirë u shpall Klubi i Basketbollit “Ulqini”, sportistja më premtuese Leona Markiq, sportisti më i mirë Armin Kashoxha, kurse mirënjohje të veçantë për kontributin dyzetvjeçar në sportin e qytetit meritoi Gjorgje Daboviq, kryetar i Klubit të karatesë “Ulqini”. Gjithashtu u shpërndanë çmime edhe nga fusha të tjera të sportit si dhe për nxënësit më të mirë të Ulqinit.

Nxënësit më të mirë u shpallën: Neira Mujaloviq, Ema Milla, Kristina Junkoviq, Edona Çapriq, Muhamet Bisha, Isidora Klikovac, Samra Gjelosheviq dhe Erestina Gjeka.

Po ashtu, u shpërblyen tre punonjës të Policisë së Ulqinit: Drita Noc Martini, Aleksandar – Zhile Zhivkoviq dhe Enis Kajeviq.

error: Të drejtat e rezervuara !!