Përfundoj gjysmë vjetori i parë: U mbajtë program festiv në shkollën fillore në Tuz

0

Sot përfundoj gjysmë vjetori i parë në shkollat fillore dhe të mesme në Malësi.Në përfundimin e mësimit për këtë vit nxënësit e ciklit të ulët të shkollës fillore Mahmut Lekiq në Tuz, në ambientet e kësaj shkolle mbajtën një program festiv me rastin e Vitit të ri ku kënduanë, recituanë dhe performuan.

Nxënsit, mësimdhënësit dhe prindërit i përshendeti drejtori i kësaj Shkolle Nikollë Dukaj .

Ai në emër të gjithë mësimdhënësve të shkolles Mahmut Lekiq uroj të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë për të gjitha arritjet, sukseset dhe siedhjen e mirë të tyre, duke uruar që edhe në pjesen e dytë të vitit shkollor të tregojnë suksese edhe më të larta, duke dhen rezultate ashtu si kërkon standardi dhe niveli i dituris të sistemit arsimorë.

error: Të drejtat e rezervuara !!