Aprovohet stema e Komunës së Tuzit: DPS dhe Partia Boshnjake nuk e përkrahën

0

Sot në seancen e Kuvendit të komunës së Tuzit, u aprovua me shumicë votash stema e komunës së Tuzit.

Stemën e komunës nuk e përkrahën këshilltarët e DPS-së dhe Partisë Boshnjake.

Në bazë të konkursit publik, stema fituese është përzgjedhur nga Komisioni i formuar nga Kuvendi i komunës.

Pas aprovimit nga Kuvendi i Tuzit stema fituese i dërgohet Qeverisë në aprovim.

Në stemë ndër të tjera është i pasqyruar mali historik i Deçiqit, lumi Cem, dielli Ilir, malet përmbi fushën e komunës, lashtësia e emrit Tuz nga viti 1222, si dhe gjethet e hardhisë, që simbolizojnë vreshtat e shumta në komunën e Tuzit./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!