Gjeloshaj: Ndarja me Podgoricën do të jetë në interes të banorëve të Komunës tonë

0

Kryetari i komunë së Tuzit gjatë një interviste në Tv Boin deklaroi që komisioni për ndarjen territoriale me kryeqytetin ka pasur disa takime por pa ndonjë sukses të madh. Plantacionet janë 60% në territorin e komunës së Tuzit dhe ato kanë obligim tatimor ndaj komunës tonë. Ai gjithashtu theksoi se ndarja territoriale nëse shkon në arbitrazh, çeshtja e territorit është e rregulluar me ligj.

Komuna e Tuzit do të formojë ekipen profesionale me njerëzit më të përgaditur nga Malësia por edhe më gjërë nga Diaspora për të mbrojtur pasurinë e Malësisë. Ai tha se nëse shkohet deri në arbitrim ky nuk do jetë rasti i parë pasi që me arbitrim janë ndarë edhe Petnica nga Berane dhe Gucia nga Plava dhe me fakte të argumentuara mirë komuna e Tuzit nga ky procesë do të dalë me ruajtjen resurseve të veta./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!