KK PDS Tuz: Ligji për Lirinë e Fesë u jep të drejta të barabarta të gjithëve

0

Këshilli Komunal i PDS-së Tuz mbajti seancën në përbërje të zgjeruar, në të cilën e diskutua zbatimi i dokumenteve të miratuara në Kongresin VIII të PDS-së të Malit të Zi dhe zhvillimet aktuale politike, njoftojnë nga kjo parti.

“U fol gjithashtu për miratimin e ligjit mbi Lirinë e Fesë dhe informacioneve të cilat janë objekt interpretimesh të ndryshme në publik. Ne jemi të bindur që Ligji për Lirinë e Fesë u jep të drejta të barabarta të gjitha bashkësive fetare dhe qytetarëve që shprehin ndjenjat e tyre shpirtërore dhe fetare brenda tyre. Prandaj ne mbështesim institucionet e shtetit përgjegjës për zbatimin e ligjeve në këtë fushë. Ne besojmë se zbatimi i këtij ligji do t’i bindë të gjitha bashkësitë fetare që kjo zgjidhje ligjore është kualitative dhe e përgatitur me kujdes, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi dhe të gjitha bashkësive fetare, thuhet mes tjerash në kumtesën e PDS-Tuz/Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!