Nimanbegu: Pandemia do të ndikojë edhe në procesin e pranimit të Malit të Zi në BE

0

Nënkryetari i Parlamentit dhe përfaqësuesi i Koalicionit ”Shqiptarët e Vendosur” Genci Nimanbegu tha në një intervistë për Dan se situata politike, si në të gjithë botën, ashtu edhe në Mal të Zi, është ndryshuar dukshëm nga pandemia e virusit koronar.

“Tani për tani, ekziston një diskurs i mirë politik midis opozitës dhe pushtetit, dhe unë mund të dëshmoj për këtë, duke pasur parasysh që kemi punuar së bashku në Kolegjumin e Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi për çështjen e takimit me Trupin Koordinues Nacional. Duke ditur se cilat ishin marrëdhëniet para epidemisë KOVID-19, duhet të them se pjekuria e shoqërisë politike në Mal të Zi duhet të vlerësohet”.

I pyetur nëse kjo situatë do të ndikojë edhe në procesin e pranimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, ai u përgjigj se me siguri do të ndikojë.

“Sa i përket negociatave me BE-në, unë jam i sigurt se e gjithë kjo do të ndikojë në proces, jo vetëm në metodologjinë, por edhe në kohëzgjatjen e negociatave.

Nimanbegu beson se polemika mbi kushtet e mbajtjes së zgjedhjeve do të humbasë rëndësinë e saj pas përfundimit të situata së përgjithshme me koronavirusin dhe se pret që shumica e partive opozitare do të marrin pjesë në zgjedhje. Kjo i referohet, tha ai, si për zgjedhjet lokale të shtyra në Tivat ashtu edhe për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për vjeshtën.

Zgjedhjet lokale në Tivat me siguri do të mbahen sëbashku me zgjedhjet parlamentare në vjeshtë. Sidoqoftë, aktualisht nuk ka asnjë që mund të parashikojë nëse pandemia do të qetësohet deri në vjeshtë.

Ai nuk beson se do të ndodhin ndryshime në legjislacionin zgjedhor.

Sa i përket marrëveshjeve të përbashkëta, nuk besoj se do të ketë pasiqë ka mbetur pakë kohë deri në mbajtjen e zgjedhjeve në afatin e rregullt, tha Nimanbegu./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!