Nik Gjeloshaj takim në Tuz me Presidentin, Hashim Thaçi

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në Tuz ka takuar kryetarin e Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj.

Thaçi përmes një statusi në “Facebook” shprehet:

Në Tuz, rrugës për në Budvë, e takova kryetarin e parë të komunës së re, Nikë Gjeloshaj. Kryetarin Gjeloshaj e urova për fitoren në zgjedhje dhe i dëshirova suksese në detyrën e madhe për ndërtimin e institucioneve, që do të punojnë për të gjithë tuzjanët. HTH

Ndërsa Gjeloshaj në ”Facebook” shkruan:

Kënaqësi e veçantë që takova mikun tonë, Presidentin e Republikës së Kosovës, Z.Hashim Thaçin! 

Ishte një takim vëllazëror, ku diskutuam për shumë çështje të rëndësishme për të dy vendet! 
Falenderova Z.Thaçi për angazhimin e tij personal dhe kontributin që Kosova ka dhënë dekada me radhë për Malësinë dhe shqiptarët në Mal të Zi!

Sinqerisht,
NGJ

error: Të drejtat e rezervuara !!