Alternativa Shqiptare: Fuqizimi dhe zgjerimi i Forumit Shqiptar, ky është angazhimi ynë kryesor

0

Kryesia e Alternativës Shqiptare, e kryesuar nga kryetari Nik Gjeloshaj, sot me datën 31 Maj, në Ostros/Tivar mbajti mbledhjen e radhës!

Në takim u diskutuan shumë çështje të rëndësishme, me fokus të veçantë në bashkëveprimin e subjekteve nacionale për proceset politike që pasojnë!
Në mbledhje u emërua Kryetarja e Forumit të Gruas, zonja Kaltrina Hoti si dhe Këshilli për komunat Tivar dhe Ulqin.

Duhet rikujtuar që ASH është subjekti i vetëm shqiptar që ka zyrën në Krajë/Ostros me të vetmin qëllim, rikthimin e zërit shqip në Kuvendin e Komunës së Tivarit!

Ndër të tjeta në mbledhje, në mënyrë të detajuar u diskutua për KKSH, si dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale në Guci, si dhe për ato parlamentare.
Një nga përfundimet e mbledhjes së Kryesisë mbetet përkushtimi maksimal i Alternativës Shqiptare, me të gjitha strukturat e veta për bashkëveprimin dhe unifikimin e faktorit shqiptar për këto procese të rëndësishme!

Përkushtimi jonë primar mbetet fuqizimi dhe zgjerimi i Forumit Shqiptar si një subjekt unik dhe më i fuqishëm politik i shqiptarëve në Mal të Zi.
Andaj apelojmë te subjektet simotra, që të mbështesin këtë ide dhe sa më parë të ulemi të gjithë bashkë, me të vetmin qëllim bashkimin e faktorit shqiptar në një listë të vetme për këto procese!
Alternativa Shqiptare

forumishqiptar🇦🇱🇦🇱🇦🇱

error: Të drejtat e rezervuara !!