Në Mal të Zi asnjë rast i ri me Covid-19 për 26 ditë – Nga mesnata hapja e kufijve

0

Mali i Zi për të 26-ën ditë me radhë nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet shëndetësore. Në Mal të Zi numri i rasteve aktive mbetet zero. Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë analizuar 195 mostra.

Nga nesër, Mali i Zi do të lejojë hyrjen e qytetarëve të 26 vendeve, në mesin e tyre edhe ata që vijnë nga Kosova dhe Shqipëria. Trupi Koordinues Kombëtar ka vendosur të lejojë qytetarët nga 26 vende që nga 1 qershori të hyjnë vend, në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, pa karantinë dhe vetë-izolim, nëse shkalla e rasteve aktive COVID-19 është më pak se 25 për 100 mijë banorët në vendin nga i cili vjen.

Sipas këtij vendimi, Mali i Zi hap kufijtë për: erbinë,Kosovën, Shqipërinë, Slloveninë, Islandën, Kroacinë, Sllovakinë, Zvicrën, Austrinë, Norvegjinë, Monakon, Gjermaninë, Greqinë, Hungarinë, Danimarkën, Lituaninë, Letoninë, Azerbajxhanin, Luksemburgun, BeH, Bullgarinë, Izraelin, Maqedoninë Veriore, Irlandën, Republikën Çeke, Finlandën dhe Estoninë. Me sugjerimin e Institutit të Shëndetit Publik, ka vendosur që nga nesër të gjitha llojet e tubimeve, jashtë dhe brenda, në vende publike, duke përfshirë festimet e dasmave, funeralet, si dhe garat sportive mund të marrin pjesë deri në 200 persona.

error: Të drejtat e rezervuara !!