Gjeloshaj: Çdo fëmijë i posalindur do të shpërblehet nga Komuna me 200€

0
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në llogarinë Facebook ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët.
Ai ka treguar se çdo fëmijë që lind në komunën e Tuzit do të shpërblehet me 200 euro.

Të nderuar miq,

Mbështetja për qyetarët tonë, në të gjitha lëmitë, është dhe do të mbetet objektivi kryesor i vetëqeverisjes lokale!
Një nga aktivitet tona, që mund ta cilësojmë si risi është mbështetja për fëmijët e posalidur. Andaj çdo lindje e re në komunën tonë do të shpërblehet me vlerë prej 200 euro!
Vlerësojmë që me këtë aktivitet do të përkrahim, sidomos familjet e reja nga treva e Malësisë!

NGJ

error: Të drejtat e rezervuara !!