Kurtezi: 1 shtatori, ditë e veçantë dhe jo thjesht një festë kalendarike

0

Të dashur Malësorë,
Të dashur qytetarë të Tuzit,

1 shtatori është dita e Komunës tuaj! Sëbashku festojmë këtë ngjarje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Kjo është një ditë e veçantë dhe jo thjesht një festë kalendarike. Kjo është një ditë e cila mbart një simbolike të rëndësishme.

Kjo festë sot ka një dimension të dyfishtë: sëpari pasi është viti i parë i administrimit në aleancë i Forumit Shqiptar të Komunës dhe sëdyti pasi ka filluar epoka e re e administrimit të pavarur të komunës, në kuadër të shtetit të MZ.

Komuna e pavarur është një hap përpara, që tregon pjekurinë politike të udhëheqësve dhe partive politike shqiptare dhe evidenton shembullin e vetëdijës kombëtare. Ky zhvillim historik është një sprovë për drejtuesit e komunës dhe Forumit, që përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe grupet e tjera etnike, të arrijnë sukses dhe prosperitet për Tuzin. Shpreh bindjen se ky sukses do të frymëzojë edhe brezat e ardhshëm.

Gëzuar dhe paçi suksese të mëtejshme!

Ridi Kurtezi
Ambasador i Shqipërisë

error: Të drejtat e rezervuara !!