Nesër Tuzi për herë të parë feston Ditën e Komunës

0

Neser me 1 shtatorë për herë të parë kumuna e Tuzit feston ditën e komunës.

Siç njoftua nga komuna gjatë gjithë ditës do të ketë aktivitete të ndryshme. Akademia solemne mbahet në QKI “Malësia” në ora 12:00 , kurse ngjarja kryesore është në qendër të Tuzit ku për herë të parë në Malësi, përformon rock grupi më i njohur shqiptar ELITA 5 me fillim në ora 20:30.

Me rastin e ditës së komunës udhëheqësisë së komunës dhe qytetarëve urime u kanë dërguarë krerët më të lartë shtetëror, Presidenti Millo Gjukanoviq, Kryeministri Dushko Markoviq, Kryeparlamentari Ivan Brajoviq, poashtu edhe ambasadori i Shqipërisë në Podgoricë Ridi Kurtezi si dhe kryetari Demokratëve Aleksa Beçiq./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!