Presidenti Gjukanoviq uron Ditën e komunës së Tuzit

0

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq me rastin e 1. shtatorit – Ditës së Komunës së Tuzit ka dërguar urime Kryetarit të komunës Nik Gjeloshaj, Kryetarit të Kuvendit Fadil Kajoshaj, këshilltarëve dhe të githë qytetarëve të Tuzit me dëshirat më të mira për punë të mëtejshme të suksesshme.

“Për herë të parë, Tuzi feston këtë datë si festën e sajë, duke simbolizuar jo vetëm pavarësinë e komunës, por edhe përparimin demokratik të shoqërisë malazeze, falë cilët u realizua kjo aspiratë disa dekade e qytetarëve të Malësisë. Kjo është mundësia që t’ju shprehim mirënjohje që jeni pjesë e pandashme e jetës multi-etnike dhe shumë-konfesionale në Mal të Zi, pjesëmarrës aktiv në të gjitha hapat demokratikë dhe reformues në historinë tonë të re, përmes procesit të rikthimit të shtetësisë, integrimit në NATO dhe negociatave për anëtarësim në BE, “tha Gjukanoviq.

Gjukanoviq është i bindur se bashkëpunimi i pushtetit lokal dhe Qeverisë, si dhe vazhdimësia e lidhjeve me kryeqytetin, me valorizim adekuat të burimeve që disponon komuna, do t’i sigurojë Tuzit zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, vende të reja pune dhe një cilësi më të mirë të jetës për popullin e Malësisë.

Në të njëjtën kohë, kjo do të jetë kontrbut në zhvillimin e përgjithshëm të Malit të Zi, thuhet në urimin e Gjukanoviq./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!