Dialogu Parlamentar Rakçeviq përkrah Gjukanoviqin kryeministër

Sot ka vazhduar takimi i liderve të partive parlamentare ku përveç Frontit Demokratik të gjitha partitë parlamentare ishin pjesë e këtij takimi. Në këtë takim mori pjesë edhe kryeministri Millo Gjukanoviq dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian Mitja Drobniç raporton gazeta Vijesti.

Kryetari i Malit të Zi demokratik Aleksa Beçiq nuk ka vazhduar takimin për arsye se siç u shpreh ai në këtë takim vazhdohet të flitet për rikonstruktim të qeverisë dhe jo për qeveri të re.

Kryeministri Gjukanoviq ka thënë se tani kemi edhe një ofertë të re nga Demos, SDP dhe URA, kështu që pritet gjatë ditëve në vazhdim ti krahasojmë këto oferta.

Përfaqësuesit e Demos, SDP dhe URA janë shprehur se ministritë kryesore duhet të udhëheqen nga opozita, sektori civil dhe persona jashtë politiket. Ata gjithashtu janë shprehur se përveç ministrive duhet të kontrollojnë edhe institucionet kryesore shtetërore.

Lideri i SDP Ranko Krivokapiq ka thënë se metodologjia e ndjekur në fillim të dialogut parlamentar tani po jep rezultate.

Lideri i Malit të Zi pozitiv Darko Pajoviq është shprehur se koncepti për të cilin po diskutohet sot  ka fituar shumicën gjatë votimit në parlament.

Sergjan Miliq nga SNP është shprehur se ato çfarë ka dëgjuar në parlament dhe sot në këtë takim për të janë të papranueshme.

Lideri i Demos Miodrag Lekiq është shprehur se do luftojë për të gjetur formulën që do të garantoj zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lideri i URA Zharko Rakçeviq  është shprehur se për URA janë të rëndësishme zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ai ka thënë se oferta e Demos URA dhe SDP nuk është ofertë “merre ose leje”. “Ne duam marrëveshje të opinionit serioz dhe sektorit civil që të mundohemi të bëjmë ndryshime në Mal të Zi” është shprehur Rakçeviq.

Kjo është e gjitha, siç u shpreh ai, e mundshme me Gjukanoviqin në krye të Qeverisë “ të presesh që DPS të mos e ketë kryeministrin është joreale” ka thënë Rakçeviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!