Markoviq neser takim me Thaçin

Nënkryetari i qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të qëndrojë nesër për vizitë në Prishtinë ku do të marr pjesë në konferencën,

“Siguria e Evropës juglindore dhe sfidat rajonale”. Siç u kumtua nga qeveria, Markoviq do të flas në panelin ministror, “NATO dhe sfidat globale – roli i NATO-s në Ballkanin perëndimor”. Konferencën e organizojnë ministria kosovare për punë të jashtme dhe instituti gjerman “Aspen”.

Markoviq pas panelit ministror do të takohet edhe me zëvendës kryeministrin dhe ministrin për punë të jashtme të Kosovës Hashim Thaçin.

Shperndaje