Tifozët e Interit dhe Milanit, i kundërpërgjigjen banderolës së hapur nga serbët

Kosova i ka bërë bashkë tifozët e Interit dhe të Milanit në San Siro, në derbin që është luajtur mbrëm.

Pas banderolës së hapur nga një grup tifozësh serbë në ndeshjen mes Interit dhe Carpit, ku shkruante ‘Kosova është Serbi” ka ardhur kundërpërgjigjja nga tifozët shqiptarë.

Tifozët shqiptarë të dy klubeve janë bashkuar dhe kanë hapur një banderolë në derbin mes Milanit dhe Interit ku shkruante ‘Kosova is Albania” ose në shqip “Kosova është Shqipëri”, transmeton Telegrafi.

Kjo është një tregues se kur cenohen interesat kombëtare edhe urrejtja sportive del në plan të dytë.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!