Ndalohet betonizimi i pyllit të Pishave me përmasa marramendëse

Me kërkesën e zëvendëskryeministrit dr. Dritan Abazoviqit, Ministria e ekologjisë dhe planifikimit hapsinor e ndaloj procedurën e hartimit të planit detal urbanistik i cili parashihte urbanizimin dhe betonizimin total të pyllit të pishave me përmasa marramendëse, njoftojnë nga LQ URA.

Ky plan përfshin zonën nga ish hoteli Galeb deri tek hoteli Albatros.

Përpunues i këtij plani skandaloz është Nikola Drakic i njohtur si devastator i hapsirës dhe përpunues i disa planeve problematike në qytetin tonë. Me këtë u arrit edhe një fitore e qytetarëve të Ulqinit të cilët protestuan kundër urbanizimit dhe devastimit të kësaj zone.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!