Aplikacioni i fundit në rektoratin e Universitetit të Prishtinës ka mbërritur nga ish rektori Anton Berishaj.
Ish ushtruesi i detyrës për rektor Anton Berishaj ka aplikuar përsëri për këtë pozitë në orët e fundit të konkursit.
“Anton Berishaj ka aplikuar në orët e fundit të konkursit”, tha një burim nga rektorati për Gazetën Express.
Berishaj ka qenë në krye të UP`së 6 muaj para se të vinte Ramadan Zejnullahu.
Anton Berishaj është profesor në Fakultetin Filozofisë dhe njëkohësisht është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ai është nga një fshat i komunës së Podgoricës, ndërsa ishte njëri ndër themeluesit e Partisë Social-Demokrate të Kosovës. Ka një numër të madh të botimeve të cilat përveç në gjuhën shqipe janë të botuara edhe në gjuhën angleze dhe sllovake .
Deri më tani kanë aplikuar: Isuf Musliu, Lul Raka, Sali Bashota, Naser Sahiti dhe i fundit Anton Berishaj./GazetaExpress/.