Presidenti nuk i jep mandatin Zaevit, shkas platforma e shqiptarëve (Video)

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka refuzuar të mandatojë për kryeministër, liderin e Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev.

Në një paraqitje të jashtëzakonshme, Presidenti Ivanov tha se shkas për këtë vendim është platforma e partive politike shqiptare e hartuar në kabinetin e një kryemiistri të shtetit fqinj, duke aluduar në Tiranën zyrtare dhe Edi Ramën, platformë me të cilën sipas tij rrënohet sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Maqedonisë.

“Deri sa të jem President i Maqedonisë nuk do të mandatoj askënd që pranon platforma të shteteve fqinje që rrënojnë sovranitetin e shtetit”, ka deklaruar Ivanov duke drejtuar akuza të rënda ndaj liderit social-demokrat për shkelje të Kushtetutës dhe tradhti të interesave kombëtare.

Zaev: Vendimi i Ivanovit është grusht shtetZaev: Vendimi i Ivanovit është grusht shtet
Menjëherë pas vendimit të presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov që të mos i jep mandatin për kryeministër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ky i fundit e ka quajtur vendimin grusht shtet.

Zaev tha se ky vendim krijon krizë kushtetuese, duke injoruar shumicën e vullnetit të qytetarëve dhe pamundëson kalim të qetë të pushtetit, transmeton KP.

“Ai edhe një herë vihet në shërbim të Gruevskit. Ne nuk do të lejojmë askënd që të luaj me ardhmërinë e vendit. Ivanov duhet të tërheq këtë vendim dhe menjëherë ta dorëzojë mandatin”, ka thënë Zaev dhe i ka bërë thirrje Ivanovit që sa më shpejtë ta tërheq vendimin dhe ka kërkuar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve.

Xhaferi: Ivanov po bënë grusht-shtet

Srodna slika

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Talat Xhaferi, ka komentuar mosdhënien e mandatit nga ana e presidentit, Gjorge Ivanov, që LSDM të formoj qeverinë e re në Maqedoni.

Ai në një lidhje telefonike për InfoBox të RTV Dukagjinit, akuzon presidentin Ivanov se duke uzurpuar të gjitha kompetencat, ai po bënë grusht-shtet në Maqedoni.

Besa: Kërkojmë ndërhyrje të bashkësisë ndërkombëtare

Rezultat slika za levizja besa

Lëvizja Besa përmes një komunikate të dërguar për Telegrafin në Maqedoni ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të presidentit Ivanov, i cili vendos të mos e ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re. Nga Lëvizja Besa thonë se ky është moment shqetësues dhe Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës.

“Ky është një moment shqetësues për vendin. Në të vërtetë, Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës, qoftë kur ia dha mandatin padrejtësisht kryetarit të VMRO-DPMNE-së ose kur nuk ia dha kryetarit të LSDM-së. E kur kihet parasysh se ai përfaqëson institucionin më të lartë të vendit, ndërsa në emër të këtij institucioni ai gati sa nuk bëri thirrje për linçim të shqiptarëve të Maqedonisë, vetëm për arsyen e vetme se shqiptarët paskan nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët të Partive Shqiptare, kjo është alarmante. Prandaj i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, që ta kenë parasysh se vendimi i sotëm është rrezik potencial për komunitetin shqiptar në Maqedoni, andaj i ftojmë ato që të ndërhyjnë në rikthimin e shtetit të së drejtës, për të garantuar paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe për ta vendosur shtetin në binarët e integrimit euro-atlantik”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!