Neser zgjidhet kryetari i Komunës

Kryetari i Kuvendit Komunal të Tuzit, Fadil Kajoshaj, ka caktuar për nesër, në orën 14:00, seancën në të cilën këshilltarët do të votojnë për kryetarin e komunës. Siç kanë njoftuar nga DPS në këtë funksion do të rizgjedhet Abedin Axhoviq.

Në rendin e ditës do të gjenden katër pika. Megjithatë, dy pika janë më të rëndësishmet, që është zgjedhja e kryetarit të komunës dhe vendimi për themelimin e trupave punues të Kuvendit të komunës në kuadër të kryeqytetit – Tuz.

Kajoshaj tha se, në trupat punues do të jenë antarët e pozitës gjithashtu edhe të opozitës. Është normale që në këshillet apo trupat punuese të jenë më shumë anëtarë të pozitës, por që edhe anëtarët e opozitës do të kenë të drejtën të marrin pjesë, tha ai.

Këshilltari i demokratëve, Shtjefën Camaj thotë se ata nuk kanë marrë asnjë ofertë deri dje për pjesëmarrje në punën e organeve ë Kuvendit.

Nuk kemi marrë asnjë thirrje. Ndoshta sepse Kuvendi ende nuk ka formuar këshillet. Megjithatë, nëse thirrja vjen, është e mundur që ne të marrim pjesë në punën e këshilleve- tha Camaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!