S’ka më letra nga sot, mjekët do t’i japin recetat elektronikisht

Versioni i shtypur i recetës është hequr nga sistemi shëndetësor i Malit të Zi.

“Fondi i sigurimeve shëndetësore zbatoi projektin e planifikuar për futjen në funksion të recetës elektronike, prandaj versioni i shtypur i recetës përjashtohet nga sistemi që nga 1 marsi”.

Nga Fondi than se mjekët kur përshkruajnë terapin pacientëve nuk do të lëshojnë më recetën në formë letre.

Receta elektronike do të jetë në dispozicion në të gjitha farmacit e Montefarm dhe ato private, dhe ilaçi do të merren me librezën shëndetësore, që ishte praktikë edhe deri më tani./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!