Ulqin: PD-ASH-URA bashkë, Forca vetëm, UDSH me LDnëMZ

Partia Demokratike e Fatmir Gjekës, Alternativa Shqiptare dhe Lëvizja Qytetare URA do të garojnë së bashku në zgjedhje lokale në Ulqin që do mbahen për 27 mars.

Bartës së listës pritet të jetë Omer Bajraktari nga LQ URA. Në të njëjtën listë duhet të jetë edhe SDP, ndonëse qëndrimi i partisë së udhëhequr nga Rashko Konjeviq, ende nuk është përfundimtar.

Në anën tjetër është arritur marrëveshja mes Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Ata u bënë thirje të gjitha subjekteve tjera nacionale shqiptare ti bashkangjiten këtij koalicioni.

Mbrëmë vonë, Forca ka mbajtur seancën e këshillit kryesorë në të cilën është vendosur që partia të kandidojë e vetme, duke lënë mundësinë e një koalicioni me parti më të vogla shqiptare, si Perspektiva e Amir Hollaj, UDSH…

DPS është ende në pritje të negociatave përfundimtare me SD dhe Partin Boshnjake.

Afati për dorëzimin e listës skadon sonte në mesnatë.

Në Kuvendin e kaluar, DPS dhe Forca kishin nga tetë këshilltarë secila, PD shtatë, UDSH dhe SD nga tre, URA dy dhe SDP dhe PB nga një./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!