Abazoviq: Gjeloshaj bëri levizje shumë pozitive me largimin nga klubi i servilave

Deputeti Dritan Abazoviq për TV Boin deklaroi se formimi i klubit parlamentar mes Alternativës Shqiptare dhe URA është një gjë shumë e rëndsishme , për arësye se të parën herë kemi një subjektë nacionalë që është i gatshëm të bashkpunojë me subjektet opozitare dhe këtë nuk e kemi pasur deri tani.

Kjo është një vlerë e re dhe Nik Gjeloshaj ka bërë një levizje shumë pozitive sepse është larguar nga klubi i cili është më se servilë ndajë pushtetit, ku partitë shqiptare e kanë humbur fare subjektivitetin, dhe kjo është një mënyrë që subjektiviteti i partive shqiptare të kthehet dhe të përfaqësohen si partnerë të barabartë me të gjitha subjektet tjera.

Në momentin kur Gjeloshaj ka vendosur të largohet nga një politikë që është e dëmshme për popullin shqiptarë, ka pas dorë time të hapur por edhe të subjektit URA njëjtë siç e kishin pasur edhe subjektet tjera, por siç mund ta shikojmë tjerët kan vendosur të ulin kokën dhe të vazhdojnë me politikën që është e dëmshme për popullin shqiptarë, por mesiguri ata do fitojnë përgjigjen nga populli në zgjedhje, u shprehë Abazoviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!