Në muajin prill në QKI ”Malësia” Tuz do të shënohen një sërë aktivitetesh të rëndësishme.
Të prëmten, me 1 prill në ora 19:00, në organizimin e OJQ ”Skena artistike” nga Ulqini do mbahet Festivali ”Star Fest”.
Dy ditë më vonë të dielen me 3 prill, Ansambli Shqiponja do mbajë koncertë me fillim në ora 20:00.
Ndërsa të hënën me 4 prill në ora 13:00 Teatri i Podgoricës-skena për fëmijë do shfaqi ”Loja me kuklla”
Të mërkurën dhe të enjten me 6 dhe 7 prill në ora 19:00 shfaqet premiera e filmit ”Dasma Malësore” nga SHKA ”Ded Gjon Luli”
Të prëmten me 8 prill ora 19:00 QKI ”Malësia” dhe klubi i vullnetarëve i Gjimnazit ”25 Maj” nga Tuzi organizojnë koncertë humanitarë ”Të gjithë së bashku”.
E martë 19 prill, ora 19:00 Homazh për Hysein Bato Dukaj
E premte 22 prill, ora 11:00 Dita e planetës së Tokës ”Thesari kulturor i pishinës të lumit Cem nëpër shekuj”
Të shtunën me 23 prill me fillim në ora 20:00 do mbahet Dita Botërore e Librit. QKI ”Malësia” në bashkpumim me Biblotekën popullore ”Radosav Lumoviq” dhe OJQ ”Instituti për zhvillimin e Kulturës” organizojnë mbrëmje letrare: Libri udhërrëfyes në jetë.
Në fund të muajit, të premten 29 prill në ora 20:00, SHKA ”Rapsha” do të mbajë koncertë./Malësia.ME/